Një çift bashkëshortësh, të cilët kanë 50 vite martesë kërkojnë që të ndahen. Bëhet fjalë për Adriatikun dhe Margaritën, të cilët janë përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
50 milionë Lekë është shuma që i kërkon Adriatiku bashkëshortes së tij. Ndërkohë Margarita i thotë se situata midis tyre nuk mund të arrinte deri në këtë pikë sepse paratë nuk kanë vlerë.
Nga ana tjetër, Adriatiku ia kthen se dëshiron të ndahet edhe pse bashkë kanë 50 vite martesë dhe 2 vajza.
Margarita shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj. Në momentin që Adriatiku thotë se do të largohet nga shtëpia, Margarita ngre disa akuza tradhtie.
PJESE NGA DEBATI
Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët.
Eni Çobani: Po ai thotë që do ndahem nga Margarita.
Margarita: Që sot e tutje s’është me mua ai zagari. Ai do jetë me katunaren që ka parë nga Momli se Margarita u plak, u bë 50 vjeçe, Eni. Athinë-Tiranë, Athinë-Tiranë e kam bërë për 6 muaj. Tani si mund ta gjejmë ne, duke i rënë pianos? Çfarë kërkon ky tani?
Adriatik: Është lodhur shumë Margarita nga Ahtina në Tiranë duke shkuar e duke ardhur. Një vit që unë isha i vdekur në spital, bëja kimioterapi, Margarita gjithë paret e mia u zhdukën. Si u zhdukën këto?
Margarita: Unë sa të vdes e sa të rroj, edhe 2 vjet bëj 70 vjeçe, shtëpinë e babës unë e dua, do ta kërkoj. Edhe po s’e mora do ma sjellë në dhe! Leku që kërkon ti nuk ka vlerë. Kërkon 1/3, të dy vajzat janë kopile, është vetëm nusja në shtëpi dhe vëllai. Mbaroi! Shko te katunarja se unë po e gjeta katunaren do ta bëj paidhaqe.
Ardit Gjebrea: Kë the do bësh paidhaqe?
Margarita: Dashnoren e atij. Katunaren e Momlit se unë u plaka, e ka marrë të re.
Adriatik: Janë fantazira!
Eni Çobani: Margarita, ai do të ndahet tani. ju si…
Margarita: Qyqa! Ku do gjejë më të bukur se mua ai mi? Po lëre ç’i thotë mendja. E di ai që unë po e kapa i qis sytë. Ky kërkon lekët, ka vite që thotë kështu, shkojmë e vijmë, janë kaq, janë kaq, por edhe unë jetoj në atë shtëpi, nuk jetoj në atë shtëpi?
Adriatik: Tani kur arritën që u zbuluan gjërat, asnjëherë s’më ka thënë që nuk ka ngelur asnjë lek.
Margarita: E kam mbajtur si pëllumb mi, ça do mi zagari, ka ardhur këtu të më diskreditojë! E kam mbajtur si pëllumb, ku ta mbajnë gratë laj, shpëlaj, veshur. Unë kam punuar si kalë zonja Eni, shisja rroba banjo, qepja në Tiranë, nuk kam pasur nevojë për lek.
Adriatik: Zonja Eni më ka mbajtur si pëllumb kjo me 3000 Euro në muaj që fitoja unë në Greqi, që më thoshin kudo që shkoja, sa do?
Margarita: Qyqa! Më bëri rezil!
Adriatik: Nuk të kam bërë rezil fare! Të dalësh në gjyq nuk është rezil, është kulturë. Ta shohin të gjithë njerëzit dhe ata që na shohin nga shtëpia, për të dalë në gjyq është kulturë! Shprehi ndjenjat, ecën vendi përpara, ecën demokracia përpara, çlirohen njerëzit, femrat, burrat…
Margarita: Bravo! Ti të jesh mirë, e qite dufin? Mirë e bëre!
Adriatiku përmend dashurinë mes tyre, por më pas i kthehet temës së parave.
Adriatik: Tani mos më ik nga muhabeti! Unë dua të më japësh pasurinë time!
Margarita: Qyqa, çfarë të të jap, lakra? Të t’i japë Mimoza që ha magazinat! Çfarë thua more?
Adriatik: Në qoftë se s’i jep, unë dal satelit, jashtë globit. Nuk kam punë me ty!
Margarita: Qyqa, dashke të shkosh jashtë globit! Të luajti mendja? Do të ikësh nga shtëpia, ik, s’kam nevojë unë! 50 vjet!/tvklan.al