Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Po i bën dëm të madh Kosovës duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët”, Kurti: Nuk është vërtetë

Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot për marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe kritikat se po i dëm Kosovës.

“Kritikët dhe oponentët politikë po iu akuzojnë se po i bëni dëm të madh Kosovës duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët. Çfarë përgjigje keni?”, u pyet Kurti nga gazetarët pas ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve.

“Nuk është e vërtetë”, u përgjigj shkurt Kurti.

Kryeministri Kurti u akuzua për dëmtim të raporteve me aleatët kyçë të Kosovës pas vendimit të BQK-së që përjashton përdorimin e dinarit në Kosovë.