Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Po ju lë amanet fëmijët”, zbulohet letra e bashkëshortes së Zhabolit: Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot…

Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme në Tiranë, jetnor Zhaboli, 35 vjeç kishte ngujuar në shtëpi të ëmën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Apartamenti ishte i vëzhguar nga kamerat e sigurisë, në çdo cep të saj, përfshirë këtu edhe tualetin, madje Jetnor Zhabolli kishte vendosur edhe bllokues valësh duke u pamundësuar familjarëve të tij komunikimin.

Në këto kushte, bashkëshortja e Zhabolit kishte tentuar dy herë vetëvrasjen.

Ajo kishte lënë dhe disa letra, të cilat u gjetën në shtëpi.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje tronditëse nga letra.

“Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.

Ndërsa i drejtohej prindërve duke u thënë se “Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres”.

Gazetarja: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës./albeu.com