Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonës së liqenit.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rendë një person i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimorë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen plotë të saj dhe në zhbllokimin e trafikut.