“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, reagimi i Krasniqit pas fitores së Shqipërisë kundër Polonisë
“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”.
Në këtë mënyrë ka reaguar Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas fitores së Shqipërisë kundër Polonisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultat 2 me 0, duke bërë një hap të madh drejt synimin për të qenë pjesë e evropianit që mbahet vitin tjetër.