Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Po luante me shokët te këndi i lojrave, 11-vjeçari goditet nga rryma elektrike dhe ndërron jetë

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kënd lojërash në Nea Joni, në Greqi.

Një djalë 11-vjeçar është goditur nga rryma teksa luante.

Fëmija ka qenë duke luajtur me shokët e tij dhe padashje ka vendosur dorën mbi telat e zhveshur të dalë nga një shtyllë elektrike.

Si pasojë i mituri 11-vjeçar është rrëzuar përtokë dhe më pas është dërguar në spital ku ka shpëtuar mrekullisht.