Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Po lyhen si femrat’, transgjinorja në BBVK habit me deklaratën për djemtë: Nuk po e dallojmë kush është burrë e kush…

Transgjinorja Edona James është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar që prej hyrjes së saj në reality show-n “Big Brother VIP2 Kosova”. Pas deklaratave për ndryshimin e gjinisë, së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë për meshkujt.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, Edona foli për pamjen e meshkujve teksa theksonte se të gjithë bëjnë makeup dhe nuk po dallohet se kush është mashkull dhe kush është grua.

“Përpara kanë qenë burrat burra, tani janë bo si gratë. Krejt po vishen po lyhen e s’dimë a është burrë apo është grua. Ndonjëherë dalin sikur burra ndonjëherë si gra”, tha ajo.