Deputeti turk Hasan Bitmez pësoi një sulm në zemër ndërsa fliste në Asamblenë Kombëtare, duke shkaktuar shqetësim të madh tek kolegët e tij.
Ngjarja ndodhi gjatë debatit të planifikuar për buxhetin për vitin e ardhshëm.
Pasi mori fjalën në emër të partisë së tij, Hassan Bitmez kritikoi ashpër sulmet e Izraelit në Gaza.
Në përfundim të fjalimit të tij 22-minutësh, Bitmez tha: “Ju falënderoj të gjithëve me respekt” dhe u rrëzua, duke goditur kokën në shkallët prej mermeri prapa podiumit. Deputetët shkuan menjëherë pranë tij, për të parë se çfarë ka ndodhur.
Saadet Partisi Milletvekili Hasan Bitmez, TBMM kürsüsünde konuşma yaparken kalp krizi geçirip yere düşüyor, o esnada AKP sıralarından “Allah’ın gazabı böyle olur” diye bağırıyorlar. Siz gerçekten insan olamazsınız lan. Nasıl varlıklarsınız siz? Sayın Hasan Bitmez’e acil şifalar… pic.twitter.com/oVqf9n7SD8
— Volkan Giritli 🇹🇷 (@volkan_giritli) December 12, 2023
Ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Dy zëvendës mjekë punuan për zemrën e tij për rreth 10 minuta. Më pas ai u transportua me ambulancë, duke vazhduar të merrte masazhe ndërsa ishte në barelë. Ai është trajtuar në spital, ndërsa është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë bëri të ditur se Hasan Bitmez ka pësuar infarkt dhe po trajtohet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare ka shkuar me urgjencë në spital, si dhe kryetari i partisë së Bitmezit dhe kolegët e tjerë. Pas incidentit, diskutimet për buxhetin u pezulluan.