Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Po më dilte zemra vendit”, Ilnisa tregon çfarë e emocionoi gjatë takimit me Meritonin: U lëshova kur…

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish konkurrente e BBV3, rrëfeu sot emocionet e forta të takimit emocionues me Meritonin pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother.

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, Ilnisa tha se ishte e përmbajtur derisa Meritoni i tha “vërë kokën te unë” dhe emocionet shpërthyen tha ajo.

“Isha shumë e emocionuar, unë u murosa. Njeriut dhe i ndodhka të përmbahet. Kur më tha çfarë ke je e mërzitur, vëre kokën te unë, aty u lëshova.

Po më dilte zemra vendit, prandaj më tha pse je kaq e emocionuar, ishte si një film. Ishin emocione të vërteta, më erdhi rrahja e tij në vesh. Lidhja ime u keqkuptua në fillim, por u kuptua në fund. I përulem publikut”-u shpreh Ilnisa.