Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Po ndërtonin ‘shtëpinë e barit’, arrestohen 3 shqiptarët në Britani, u kapën të fshehur në papafingo (EMRAT)

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u gjetën të fshehur në papafingon e një ‘shtëpie bari’ në Darlington. Në pranga kanë rënë Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça të cilët sapo kishin nisur ndërtimin e shtëpisë së tyre të barit, duke përshtatur kushtet për një banesë ku do të rrisnin bimët e kanabisit

BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u gjetën të fshehur në papafingon e një ‘shtëpie bari’ në Darlington.

Në pranga kanë rënë Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça të cilët sapo kishin nisur ndërtimin e shtëpisë së tyre të barit, duke përshtatur kushtet për një banesë ku do të rrisnin bimët e kanabisit.

Gjithashtu u zbulua se banda po nxirrte ilegalisht energji elektrike gjatë kontrolleve që u bënë në “shtëpinë e barit”. Në dhomën e gjumit, u gjetën 51 bimë kanabisi që ishin në proces rritjeje.

Vlera e shtëpisë së barit që sapo ishte ndërtuar, kapte vlerën e 26 mijë paundëve.

Policia gjeti tre telefona celularë, por nuk mundi të hynte në iPhone-in e Lokës pasi ishte i mbrojtur me fjalëkalim. Dy celularët e tjerë treguan një telefonatë të rregullt mes Manukës dhe Muçës.

Loka, 26-vjeçari Manuka dhe Muca, 24-vjeç, u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e kanabisit. Chris Baker, avokati që përfaqësonte 24-vjeçarin Loka, tha se klienti i tij ishte një emigrant i paligjshëm që e kishte pranuar fajin në rastin e parë. Ndërsa avokati Shaun Dryden, që përfaqësonte Muçën, tha se klienti i tij kishte qenë në vend për rreth 12 muaj në mënyrë të paligjshme përpara se të arrestohej dhe të lihej në paraburgim. Manuka u përfaqësua gjatë seancës së dënimit dhe pranoi çështjen e ngritur nga prokuroria.