Po notonte në fundin e një lumi në Britani, zhytësi gjen sende me mesazhe

Një zhytës i quajtur Jeremy ka mbetur i befasuar teksa po notonte në fundin e një lumi në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai gjeti dy armë të vjetra të fshehura në lumë, disa monedha, si dhe dy kavanoza të vegjël.

Pasi doli në sipërfaqe ai nisi të shpjegonte sendet e gjetura.

Në një prej monedhave që gjeti Jeremy mund të lexohet “Divers Academy”, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Qëllim i lartë, zhyteni thellë”, përcjell KJ.

Më pas ai hapi një prej kavanozave dhe gjeti aty të shkruar emrat e disa njerëzve. Jeremy bëri një kërkim në internet për kavanozin dhe zbuloi që shërbente për lutje në një sekt pagan të quajtur Wicca.

Kavanozi tjetër, i cili ishte më i madh, kishte brenda tij foton e copëtuar të një zonje të re.

Sa i përket armëve të zjarrit, e para ishte një pistoletë e vogël, e cila datonte që nga vitet 40. Arma kishte edhe fishekë brenda saj.

Arma tjetër ishte një model Revolver 22-K. Zhytësi shprehet se ka gjetur një vend në internet ku mund ta shiste për 50 dollarë. Por ai vendosi që të gjitha sendet e gjetura t’i mbajë në shtëpi në formë koleksioni.