Vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë orëve në vijim. Siç kishte raportuar AlbEu, reshjet e dendura do të nisin fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës dhe më pas do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin e vendit gjatë natës.
Në fakt, masat ajrore të mbushura me shi janë formuar tashmë në Adriatikun verior dhe shkarkojnë sasi të mëdha reshjes në Malin e Zi në këto momente, por do të zbresin edhe në territorin tonë gjatë orëve në vijim.