
Policia e Kosovës ka ndaluar dje një veturë të dyshimtë në Leposaviq.
Vetura me targa serbe u ndalua nga një njësit policor, kur gjatë legjitimizimit u vërtetua se e njëjta kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari që po drejtonte veturën u intervistua.
Në konsultim me prokurorin, i njëjti u lirua pas intervistimit.