3
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në poligonin e gjuajtjes “Target” në fshatin Pasjak të Gjilanit, ku një polic 21-vjeçar, me iniciale E.Sh., është plagosur aksidentalisht nga një i mitur.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit, i mituri është arrestuar dhe është me vendim të prokurorit është intervistuar.
“Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi Hashani.
Viktima është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.
Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që çuan në plagosjen aksidentale.
poligonPolici 21-vjeçarPlagoset aksidentalisht