Humbja e një fëmije është gjëja më e v ështirë që një baba ose një nënë mund të përballojë në jetë.Një mëngjes, ndërsa William Jazwinski po e ngiste makinën e tij, ai pa të ndezur s irenën blu të policisë pas tij.Pra, ai e uli shpejtësinë dhe u ndal, kur policia iu afrua makinës, William e pyeti nëse po ecte shumë shpejt. Polici tha jo, në fakt ai e kishte ndaluar vetëm ta falenderonte për shërbimin e tij besnik.
Në fillim William nuk e kuptoi se çfarë po i referohej agjenti, por më pas ai u kujtua se kishte një simbol në pjesën e pasme të veturës, që thotë se ai i shërbeu vendit si ushtar.Polici e pyeti Williamin ku kishte punuar dhe i riu tha se kishte qenë në detyrë për 15 muaj në Irak.
Ishte në atë moment që oficeri i policisë filloi të fliste lirshëm me këtë të huaj, me të cilin kishte diçka shumë të rëndësishme të përbashkët.Polici i tha se i biri i tij kishte shërbyer edhe në Irak, por ai nuk ishte kthyer kurrë në shtëpi.William u nxit menjëherë nga tregimi i policit dhe i tha atij se i vinte shumë i keq dhe se ishte afër tij në këtë dh imbje.
Para se të largohej nga William, agjenti vërejti një flamur të vogël amerikan të mbështetur në kroskotin e makinës. Ishte pikërisht i njëjti flamur që kishte marrë së bashku me njoftimin për vdekjen e djalit të tij.Në atë moment polici i bëri ish-ushtari një pyetje të çuditshme.Ai pyeti nëse mund ta përqafonte.
“Ju më kujtoni djalin tim, mendova që ti ishe ti.”
William nuk mundi të mbante lotët dhe doli nga makina për ta përqafuar policin.
Ata të dy u shkrinë në një përqafim të gjatë plot lot.
Nuk ishte vetëm polici ai që kishin nevojë për këtë përqafim. William kishte kaluar kohët e fundit sindromën post-traumatike, e një fazë rehabilitimi të gjatë dhe se përqafimi ishte pikërisht ajo që donte.b William e tregoi historinë në profilin e tij në Facebook, e cila u nda dhe u vlerësua nga mijëra njerëz.