Imzot Dode Gjergji bashkë me famullitarin e Zllakuçanit, Don Alfred Sokolin e kanë vizituar sot policin që u plagos në aksion, Januz Veselajn.
Polici nga Gllareva ishte në aksion me një patrullë policore të enjten në mëngjes kur u njoftua tentativa e vjedhjes së shtëpisë së priftit në Zllakuçan të Klinës.
Polici Veselaj ka një plagë të lehtë në këmbë dhe është liruar në shtëpi pasi fillimisht ishte shtrirë në QKUK.