Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës sot pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre në fshatin Bulçesh, u gjetën 7.9 kilogramë kanabis.
Në pranga kanë rënë Saimir Aruçi 39 vjeç dhe Oltjan Aruçi 29 vjeç (vëllezër) të cxilët zotëronin lëndën narkotike.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.