Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia arreston katër persona në Podujevë, publikohet fotografia e kallashit që u sekuestrua

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Dumnicë të Podujevës, pas një aksioni të bastisjes pas janë dëgjuar të shtëna me armë në orët e mëngjesit, ku edhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

Ndaj të dyshuarit RR. Z, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkaq ndaj të dyshuarve B. Z, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. H, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Rr. H, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vetëgjyqësia”.

“Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.