Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, policia njofton se ka arrestuar bashkëmoshatarin e tij që e theri me thikën.

I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta thotë policia, është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës.

“Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë”./tch


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT