Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia bastis në dy vende në veri, Elshani jep detaje nga ngjarja

 
   

Policia e Kosovës po zhvillon bastisje sot në veri të vendit ku ka gjetur edhe armë.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve.

Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”.

Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.

Një aksion i ngjashëm me një të arrestuar ka përfunduar edhe dje në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Të dyshuarit i kanë gjetur granata dore e armë të tjera.

Për këtë rast kishte njoftuar dje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”.