
Policia e Kosovës informon se sot gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë.
Korab Gashi ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tanimë është arrestuar nga autoritetet policore, njofton policia.
Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.