
Dita e Fëmijëve festohet me 1 qershor në mbarë botën.
Në kuadër të aktiviteteve e projekteve të përbashkëta me institucionet arsimore, sot në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, festuan bashkë me fëmijët.
E policia ndau edhe një mesazh, ku thotë se do të jetë gjithmonë afër fëmijëve.
“Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë afër fëmijëve me projekte informuese, parandaluese dhe edukuese”.