Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend.
Në apelin e PK-së kërkohet që të vozitet duke përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, mbajtjen e distancës mes automjeteve.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet nga policia.
Gjatë ditës në Kosovë është paraparë të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu. E në kushte të tilla atmosferike, zakonisht në Kosovë krijohen kolona në rrugë por edhe ndodhin aksidente të shumta.