Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia e Kosovës nis hetime për pankartat nacionaliste në veri

 
   

Persona të maskuar e me pankarta  nacionaliste në duar, kohëve të fundit po shfaqen në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Në këtë fotografi të siguruar nga televizioni,  shihen  burra që mbajnë parulla në duar ku shkruan “Lavdi Ushtarëve të Koshares”.

Për këto raste, pas interesimit të mediumit, kanë filluar hetimet.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tregon që policia është vënë në lëvizje.

E në aspektin e sigurisë, ky akt shihet si  tendencioz që synon nxitjen e tensioneve.

Madje, njohësi i këtyre rrethanave Arben Dashevci i sheh këto veprime si kryekëput  provokime.

Televizioni edhe më herët kishte raportuar për këta persona të cilët vendosin mbishkrime nacionaliste serbe  në pjesë të ndryshme të veriut.