Policia e Londrës po aplikon një mënyrë të veçantë për të parandaluar krimet e rrugës, me qëllim reduktimin e shifrave të kriminalitetit.
Autoritetet kanë vendosur agjentë civilë nëpër rrugë të ndryshme të kryeqytetit britanik, të cilët provokojnë situata që nxjerrin zbuluar grabitësit e rrugës.
Në këtë video të publikuar nga policia e Londrës, shfaqet një nga këta agjentë që shtiren si të dehur teksa lëvizin natën në një nga rrugicat e qytetit. Në një moment, ai rrethohet dhe sulmohet nga një grup grabitësish prej 5 vetësh.
Vetëm pak sekonda më pas ndërhyjnë policët me uniformë, të cilët u venë prangat të gjithëve.
Londra konsiderohet si një prej qyteteve me shifra në rritje të akteve kriminale me motive të dobëta.