Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena mbrëmjen e 16 prillit.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua nga karabinierët për një kontroll rutinë, por menjëherë u bë nervoz dhe kjo shtoi dyshimet te efektivët.
Gjatë kontrollit që iu bë në makinë, iu gjet gjysmë kilogramë kokainë dhe qindra euro cash që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.