Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia e shpall person në kërkim xhudistin Akil Gjakova, kërkohet për dhunë në familje

 
   

Policia e Kosovës e ka shpallur person në kërkim xhudistin Akil Gjakova.

PK thotë se ai kërkohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij.

 Image
 Akil Gjakova 
 

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”