Policia e Shqipërisë, ka përfunduar angazhimin e tyre si pjesë e planit të sigurisë me policinë gjermane në Euro 2024, pas eliminimit të kombëtares shqiptare nga kampionati evropian.
Në një postim në Facebook, policia ka falënderuar tifozët shqiptarë, siç kanë thënë për sjellje korrekte.
“Përfundimi i udhëtimit të Kombëtares shqiptare në “EURO 2024” shënon edhe mbylljen e angazhimit më të rëndësishëm të punonjësve të Policisë së Shtetit, si pjesë e planit të sigurisë, në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane. Një bashkëpunim i frytshëm, edhe falë tifozerisë së shumtë shqiptare, që spikati me sjelljen e saj korrekte”, thuhet nga Policia e Shtetit.
Shqipëria u eliminuar nga Euro 2024, pas humbjes në ndeshjet e fundit nga Spanja me rezultat 1:0.
Në këtë evropian, Shqipëria ishte pjesë e grupit të vdekjes”, ku përvec Spanjës u përballë edhe me Italinë e Kroacinë./teve1.info/