Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge

Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.

“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X, që më herët njihej si Twitter.

“Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri, ai iu afrua policëve që qëlluan, individi vdiq”, tha një burim i afërt me rastin për AFP.

Agjencia po ashtu raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.

Franca pret Lojërat Olimpike Verore në dy muaj dhe kohët e fundit e ngriti statusin e saj të alarmit në nivelin më të lartë kundër një sfondi kompleks gjeopolitik në Lindjen e Mesme dhe në krahun lindor të Evropës.