Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se një pjesë e një mjeti shpërthyes është gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Elshani për Gazetën Insajderi tha se nuk është një shpërthim i madh dhe se ka të bëj me një pjesë të një mjeti.
“Policia ka gjetur një pjesë të mjetit shpërthyes. Motori që dërgon predhën deri në një vend. Predha ka shpërthyer, motori ka mbete”, tha ai.