Policia ka njoftuar se sërish ka gjetur armë në Mitrovicën e Veriut.
Organet e rendit bëjnë me dije se po ashtu janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
“Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ,, Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore.
Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj”, thuhet në njoftim