Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia i mori sot, Osmani armët kroate i kishte “testuar” vitin e kaluar në Karlovac

 
   

Secila patrullë e Policisë së Kosovës nga sot do të jetë e pajisur me armë të gjata të cilat janë prodhim i kompanisë kroate “HS” Product. Njoftimin e ka bërë kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili ka pranuar dërgesën në Aeroport bashkë me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në kompaninë nga e cila Kosova ka blerë armët e gjata të llojit “VHS-K2 CAL 5.56X45”, kishte qëndruar për vizitë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani në tetor të vitit të kaluar kishte publikuar një fotografi ku shihej teksa “teston” një prej armëve që prodhon kompania kroate HS Product.

Shefja e shtetit kishte bërë të ditur se selia e kompanisë ndodhet në qytetin e Kralovacit.