Një veturë sot ka goditur një këmbësor në Prizren.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e këngëtares, Shkurte Fejza.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt.