Policia e Kosovës gjatë së martës ka arrestuar dy persona në qytetin e Vushtrrisë, në mesin e të cilëve ishte Nazmi Mulaku, i njohur në rrjetet sociale si “Bio Mulaku”, i cili pretendonte se ishte mjek popullor.
Lidhur me arrestimin e tij policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje të reja.
I njëjti thuhet se dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike e mashtrim”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin ushtruar veprimtari mjekësore pa pasur kualifikime profesionale, duke mashtruar persona të ndryshëm kinse janë duke i shëruar nga sëmundje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Nazmi Mulaku, i njohur në TikTok si “Nazmi Bio Mulaku”, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.
Në disa video ai shihej duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë.