Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia jep detaje për autobusin që u përfshi nga zjarri: Nuk ka asnjë të lënduar

Pak më parë ndodhi një aksident, ku një autobus është përfshirë nga zjarri në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se asnjë person nuk është lënduar dhe se autobusi është dëmtuar tërësisht.

“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Ajo tutje ka njoftuar se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.