Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Policia jep detaje për zjarrin në shtëpisë së pleqëve, disa persona kërkuan ndihmë

 
   

​Policia jep detaje për zjarrin në shtëpisë së pleqëve, disa persona kërkuan ndihmë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një pjesë të katit të dytë të shtëpisë së pleqëve në Prishtinë.

Sipas zëdhënës së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha ajo.