I dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e këngëtarit, Mozzik, është arrestuar nga policia në mbrëmje.
Klan Kosova mëson nga burime se ai është kapur pas aksidentimit me veturë në Bibaj, derisa kishte provuar që të ikte nga policia.
Siç kuptohet më tej, në ndjekje të tij janë vënë edhe Mozikk dhe vëllai i tij Getinjo.
Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer vjedhjen në shtëpinë e Mozzik, ku është raportuar se kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash.