Disa aparate për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në Mitrovicën e Veriut.
Ato janë gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie nga ana e policisë.
Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor për rajonin e veriut.
“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, tha Elshani.
Ai theksoi se aparatet e konfiskuara i janë dorëzuar doganës.