Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar për dy raste falsifikimi të parave.
Një person në Lipjan ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara
“Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.
Ndërsa, rasti tjetër i raportimit të parave të falsifikuara ka ndodhur në Viti.
“Viti 24.05.2024 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.