
Një aksion në Mitrovicë të Veriut është zhvilluar nga Policia e Kosovës këtë të hënë.
Këtë e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.
Të njëjtat po kontrollohen nga policia e Kosovës.
Ky aksion sipas Elshanit po zhvillohet bashkë bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.
“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, ka thënë Elshani.