Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.
Megaoperacioni u shtri në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin, ku janë kryer disa arrestime.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në prangat e Policisë së Shtetit Oltian Bistri, me detyrë ish drejtor i policisë operacionale. Është arrestuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Në pranga ka rënë dhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022
Në kërkim janë shpallur Asmer Bilali dhe Behar Bajri. Burimet e Anila Hoxhës bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe Bajrat.
Nga megaoperacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si 3 automatik, 6 pistoleta, një arsenal armësh, paruke dhe maska.
Policia nuk ka ende një reagim zyrtar dhe ende nuk dihen rrethanat dhe akuzat ndaj tyre./Top Channel/