Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia nis hetimet për keqtrajtimin e nxënëses në Dragash, mësuesi ende në arrati

Policia e Kosovës i ka filluar hetimet për kapjen dhe intervistimin e mësimdhënësit nga Dragashi, Dalip Meleqi pas publikimit te një video ku shihet duke abuzuar me një nxënëse në shkollën fillore “Ilmi Bahtijari” në fshatin Ballç të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se hetimet për këtë rast kanë filluar mirëpo shtoi se mësuesi ende nuk është arrestuar pasi sipas tij të enjten policia nuk e ka gjetur në objektet e shkollës.

“Kanë nisur hetimet ndaj personit në fjalë për dyshime qe ka kryer veprat Keqtrajtim dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ende nuk është arrestuar sepse dje nuk është gjendur ne shkollë”, tha Gashi.

Një ditë më parë nëpër media sociale qarkulloi një video amatore ku shihej mësimdhënësi Meleqi duke e keqtrajtuar një nxënëse brenda klasës.