Policia e Kosovës ka filluar kontrollet më ne brendi të pyllit, për gjatë rrugës të cilin grupi i armatosur serb që kreu sulm terrorist në veri e ka shfrytëzuar për të dalë në territorin e Serbisë.
Deri tash ende nuk është konfirmuar nëse është gjetur diçka.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se situata është e qetë.
Ai tha se gjatë ditës zjarrfikësit kanë pastruar rrugën dhe se jeta e qytetarëve po i kthehet normalitetit.