Policia ka njoftuar se dje dhe sot janë sekuestruar katër armë në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtimës.
Janë sekuestruar tri revole dhe një armë e shkurtë, 43 fishekë, tri thika, në shufër metalike, sasi kanabisi.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prishtinës
Prishtinë, 10 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
• Dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm,
• Një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm,
• Një armë të shkurtë,
• Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
• Tri thika të ndryshme,
• Një shufër metalike, si dhe
• Një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.