Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim janë paraqitur edhe kriteret që duhet t’i përmbushin kandidatët.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës shpall: K O N K U R SPër pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.
Vendi i punës: Policia e Kosovës
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.