Tre kosovarë u shpëtuan sot nga Njësia Policore Detare pasi rrezikonin të mbyteshin në det, në Shëngjin. Sipas njoftimit, të njëjtit duke lundruar, i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rrezikonin të mbyteshin.
Policia e Shtetit ka njoftuar se tre kosovarët janë gjetur dhe nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu, Njësia Policore Detare ka intervenuar edhe në një rast tjetër ku është shpëtuar një shtetas austriak.