Të dielën e 7 Janarit, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës u ekzekutua 22-vjeçari Gëzim Sinomati. Edhe pse kanë kaluar dy ditë që nga ky atentat, hetuesit ende nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorit.
Ndërkohë që Policia e Vlorës, e cila nuk ka mundur të identifikojë autorin prej një jave, ka ofruar shpërblim 30 mijë euro për çdo person që ofron informacion të vlefshëm. Policia bën me dije se grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
“Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima ishte kthyer vetëm pak ditë para ngjarjes nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes. Ai u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend.