Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia suedeze: 10 të vdekur në sulmin e sotëm në Orebro

Policia suedeze thotë se rreth 10 persona kanë vdekur në sulmin e sotëm në Orebro, por ky numër mund të mos jetë i saktë.

Roberto Eid Forest, shefi i policisë lokale në Orebro, gjatë një konference për shtyp ka thënë se janë duke identifikuar viktimat.

“Tani për tani ne po identifikojmë të vdekurit”, ka thënë Eid Forest.

Policia shtoi se nuk pret ndonjë sulm tjetër dhe tha se nuk besojnë se ka një motiv terrorist, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet rajonale në Orebro më parë konfirmuan më parë gjashtë persona ishin shtruar në spital, me një në gjendje të rëndë.