Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia: Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK

 
   

Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka treguar se të plagosurit që kanë marrë plagë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).