Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia tregon si u arrestua personi i gabuar për sulmin me thikë në Ferizaj

 
   

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e më pas lirimin e personit të gabuar për rastin e therjes me thikë të katër personave, që ka ndodhur dje në Ferizaj.

Policia thotë se personi që është arrestuar fillimisht është dukur sikurse personi që dyshohet se e ka kryer veprën penale.

“Nga terreni janë siguruar videoincizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari i kësaj ngjarje, sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se pas lajmërimit në polici nga i dyshuari për kryerjen e veprës penale, i arrestuari i parë është liruar.

“Hetuesit rajonal kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, për derisa me datën 12.11.2024 rreth orës 03:00 të mëngjesit një person tjetër me inicialet F. I (M/K) i moshës 62 vjeçar nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj. Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E.S është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore”, ka bërë të ditur më tej policia.

Ndërkaq, burimet kanë bërë të ditur se F.I., dyshohet se ishte i dënuar më parë me 15 vite burgim për vrasjen e gruas së t

Ai dyshohet se u lirua nga burgu tri javë më parë, konkretisht rreth mesit të tetorit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu ka konfirmuar për Tëvë1 se tashmë i dyshuari kyç në lidhje me therjen e katër personave është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Si fillim është ndaluar një person tjetër i cili u raportua në media E.S, i njëjti i është përshtatur profilit të të dyshuarit . E kanë shiku atë, i kanë sh iku kamerat, veshjen gjithçka është përshtat me të kërkuarin dhe me ngjarjen. Pra kanë qenë dyshimet e para se ai ka kryer këtë vepër penale, por më vonë është ndaluar një tjetër person që në fakt ka rezultuar që tashmë është i dyshuari kryesor në këtë rast”, deklaroi Baftiu.

Katër personat që i dyshuari i plagosi tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

Një 10-vjeçare ishte ajo që kishte plagë më të rënda, e cila u trajtua në QKUK.

Të plagosurit u vizituan edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.